Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Mediatikë sot (17.11.2023) me fillim nga ora 11:00, organizojnë protestë të gazetarëve para Gjykatës Civile në Shkup.

Protesta, siç kumtojnë organizatat e gazetarëve, është për shkak të praktikës gjyqësore që u fut me vendimin ndaj IRL-së, ku gjykata i caktoi vetes rol për të vendosur se kush mund dhe kush nuk mund të punojë si gazetar.

“Ne besojmë se me këtë aktgjykim është bërë një padrejtësi, fakt për të cilin kemi vendosur të shprehim mendimin e gazetarëve”, thuhet në thirrjen për protestë të ZNM-së dhe SSNM-së.

Instituti për Media dhe Analitikë IMA i bashkohet kësaj thirrjeje dhe shpreh mbështetjen e parezervë për protestën e sotme.